Ruskovska: Kemi të dhëna se ku ndodhën paratë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ruskovska: Kemi të dhëna se ku ndodhën paratë

Rasti për hetimin për përvetësim e cila është ngritur kundër sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri dhe dy shtetasve kroat, Prokuroria për Krim të Organizuar e ka marrë në pjesën e dytë të vitit 2021, tha prokurorja Vilma Ruskovska për “Sloboden Peçat”.


Prokuroria nis hetime kundër një zyrtari të Qeverisë së RMV-së dhe dy personave të tjerë

Advertisement

“Hetimi udhëhiqej nga Minsitria për Punë të Brendshme, ndërsa Prokuroria e ka pranuar rastin në gjysmën e vitit 2021. Nga atëherë, prokurori kompetent ka dhënë shumë urdhra për mbledhjen e dëshmive dhe dje erdhi te njoftimi i fundit, me çka prokurori publik ka marrë urdhër për zbatimin e hetimeve dhe propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit. Pas kësaj masës, Gjykata do të vendos se si do të procedojë mëtej. Kemi të dhëna për atë se ku gjenden paratë.

Të dyshuarit, shtetas kroatë, sipas informacioneve tona, nuk ndodhen në vend, por do të kontaktojmë me kolegët tanë kroatë, do t’ua dorëzojmë provat dhe nëse pranojnë të marrin përsipër ndjekjen, procedimi i mëtejshëm i tyre do të jetë në Kroaci”, thotë Ruskovska.

Ajo thotë se “Prokuroria për Krim të Organizuar qëndron fortë në qëndrimin se cilido që ka kryer kri, për të cilën ka dëshmi, do të ndiqet, pa marrë parasysh pozicionin e tij në sistemin e shtetit./Telegrafi/


Zekiri dyshohet të jetë personi i kërkuar nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtareZekiri dyshohet të jetë personi i kërkuar nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Advertisement

The post Ruskovska: Kemi të dhëna se ku ndodhën paratë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy