Në një deklaratë të fundit, ish-kreu i Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, ka bërë thirrje për të evituar politizimin e rastit të dy vrasjeve në Shkup. Duke theksuar rëndësinë e çështjes, ajo përmendi se një nga viktimat ishte një fëmijë 14-vjeçar.

Ruskovska u shpreh para mediave pas ndarjes së çmimit shtetëror “St. Kliment Ohridski” në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lexo po ashtu
Nëna e Vanjës: Nuk mund ta besoj se ajo është në varr, tashmë më ka mbetur të kujdesem vetëm për vajzën tjetër

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mendoj se kolegët në Turqi, pra gjyqtarët që do të shqyrtojnë provat dhe do të vendosin pas ekstradimit, do t’i marrin parasysh të gjitha këto”, tha ajo.

Ministria e Drejtësisë ka dërguar kërkesën për ekstradim të Palevskit, dhe pritet që autoritetet turke ta pranojnë atë. Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup ka caktuar masën e paraburgimit për shoferin që e ka transportuar Palevskin nga Serbia në Turqi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Hetimet për rastin ende nuk kanë zbuluar sfondin e vërtetë të ngjarjes. Palevski dyshohet për dy krime “rrëmbimi” dhe dy vrasje brutale. Në hetimin fillestar janë përfshirë edhe katër persona të tjerë, ndërsa babai i njërit nga viktimat dyshohet se ka ndarë informacione me të dyshuarit e tjerë për lëvizjet e vajzës së tij. /Telegrafi/

The post Ruskovska: Kolegët në Turqi për ekstradimin do të kenë parasysh se është vrarë edhe një fëmijë 14 vjeçar appeared first on Telegrafi.