Ish-kryetarja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskovska, e cila së fundi u shkarkua dhe u pensionua, thotë se nga këndvështrimi i sotëm, shkarkimi i saj është “paketuar” nga LSDM, me mbështetjen e OBRM-PDUKM-së.

Ruskovska pohon se largimi i saj ka filluar kur është bërë hapja e rasteve ndaj ish-sekretarëve të përgjithshëm në Qeveri, Dragi Rashkovski dhe Muhammed Zekiri dhe ka kulmuar me bastisjen që është bërë në zyrën e ish-drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi.

Ruskovska në podkastin “Petres” foli edhe për rastin e “27 Prillit” ku tha se dhe vazhdon të jetë e mendimit se krimi “kërcënim terrorist i rendit kushtetues” është pikërisht krimi për të cilin duhet të ndiqen penalisht të dënuarit në këtë rast.

E pyetur se sa herë kishte dëgjuar nga ish-kryeministri Zoran Zaev, ajo tha se ishte e sigurt se para se të miratohej ligji për amnisti, i cili liroi disa nga të akuzuarit, Zaev i kërkoi asaj që ta riklasifikojë krimin në krim më të lehtë për shkak të ndryshimeve kushtetuese, por ajo refuzoi./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ruskovska: Zaev më ka lutur që të riklasifikojë rastin për “27 prillin” appeared first on Telegrafi.