Ne kemi plan, bazuar në Marrëveshjen e vitit 2017 ndërmjet qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, që qytetarët e të dy vendeve të përdorin tarifa më të mira roaming, që do të përmbushë ëndrrën për uljen e kufijve ekonomikë, tha ministri bullgar i Transportit dhe Lidhjeve, Nikolaj Sabev.

Sabev theksoi përparimin në marrëdhëniet midis dy vendeve në fushën e transportit, duke përmendur hapjen e ardhshme të linjës ajrore Sofje-Shkup. Fluturimi i parë do të bëhet të premten (11 shkurt), tha ai, ndërsa do të marrin pjesë investitorë nga vendpushimet bullgare dhe përfaqësues të operatorëve turistikë për të diskutuar me homologët e tyre maqedonas mbi mundësitë e udhëtimit dhe rëndësinë ekonomike të linjës ajrore të sapohapur.

“Së bashku po ndjekim rrugën për të arritur liberalizimin e plotë të lejeve rrugore dhe dërgesave ndërmjet transportuesve të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Do të punojmë së bashku për një treg të përbashkët dhe ky është një lajm shumë i mirë”, tha ministri bullgar i transportit.

Ai theksoi se ai dhe kolegët e tij ministra të transportit të Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut po përgatisin një projekt-letër ku i kërkojnë Komisionit Evropian që t’i bashkohet një pjese të Korridorit 8 të projektit evropian “Ballkani Perëndimor”, i cili do të financojë hekurudhën dhe autostradën që do të sigurohen nga Komuniteti Evropian./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sabev: Kemi plan që qytetarët e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të përdorin tarifa më të mira roaming shkruan Telegrafi.