Bashkimi Evropian i ka dhuruar Maqedonisë së Veriut makina e frigorifer për qasje më të mirë deri te vaksinimi kundër Covid0-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

“Bashkimi evropian gjatë gjithë kohës ndihmon sistemin shëndetësor në vend dhe unë i falënderoj për këtë”, tha ministri Shëndetësisë Bekim Sali.

Donacioni i BE-së përfshin 4 makina për transport të vaksinave, 36 frigorifer, karrige dhe tavolina.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kujtojmë se aktualisht Maqedonia është një zonë stabile dhe me pak raste të reja të koronavirusit, për këtë arsye edhe interesimi i qytetarëve për tu vaksinuar është ulur dukshëm.

Sali: BE i dhuroi Maqedonisë makina dhe frigoriferë për vaksinat anti-Covid shkruan Telegrafi.