Janë sanksionuar 44 drejtues të automjeteve për mosdhënien e përparësisë këmbësorëve në kontrollin aksional që e ka zbatuar policia sot prej orës 08 deri në orën 12 në territorin e SPB Shkup.
Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe do të përballen me gjobat e parapara, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Që atje paralajmërojnë se vazhdojnë me kontrollet e tilla aksionale.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Sanksionohen 44 drejtues të automjeteve në Shkup pasi nuk iu kanë dhënë përparësi këmbësorëve appeared first on Telegrafi.