Janë sanksionuar 44 drejtues të automjeteve për mosdhënien e përparësisë këmbësorëve në kontrollin aksional që e ka zbatuar policia sot prej orës 08 deri në orën 12 në territorin e SPB Shkup.

Të gjithë shkelësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse dhe do të përballen me gjobat e parapara, informoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Që atje paralajmërojnë se vazhdojnë me kontrollet e tilla aksionale.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sanksionohen 44 drejtues të automjeteve në Shkup pasi nuk iu kanë dhënë përparësi këmbësorëve shkruan Telegrafi.