Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të përforcuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 468 drejtues mjetesh.

Prej tyre, 26 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe katër automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.

Njëkohësisht, njoftoi MPB-ja, 243 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 225 jashtë qytetit.

Ata bëjnë të ditur se kontrollet e intensifikuara të veprimit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sanksionohen 468 shoferë në RMV, lëviznin me shpejtësi më të madhe se e lejuara shkruan Telegrafi.