Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencës dhe Kulturë (SASHK) kërkon që punonjësit në çerdhe, shkolla dhe kulturë të jenë në listën e personave që kanë përparësi të vaksinohen.

SASHK kërkesën e ka dërguar në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale.

“SASHK vlerëson se punëtorët e këtyre profesioneve të cilët janë të sëmurë kronikë dhe me moshë, si dhe punonjësit që janë me prani fizike në vendet e punës dhe janë vazhdimisht me kontakt me njerëz, për shkak të shëndetit personal dhe parandalimit nga përhapja e virusit, duhet të jenë në grupin që kanë përparësi për vaksinimit, posaçërisht për profesionin që ata e punojnë”, njoftojnë nga SASHK.

Ata shtojnë se me këtë do të ulet rreziku nga infektimi dhe institucionet do të punonin pandalë dhe pa pasur probleme më serioze./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SASHK Maqedoni: Përparësi për vaksinë duhet të kenë punonjëset në çerdhe në punëtorët në arsim dhe kulturë shkruan Telegrafi.