Austria angazhohet për negociatat e pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në që të fillojnë në qershor.

Kjo u bë e qartë në takimin e punës së ministrave të Jashtëm të Bullgarisë dhe Austrisë, Teodora Gençovska dhe Alexander Schallenberg.

“Pozicioni im është shumë i qartë dhe Austria do të donte që negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të nisnin në qershor. Sigurisht, ne e kuptojmë se ka shumë pika të ndjeshme në marrëdhëniet dypalëshe.

I vlerësojmë shumë përpjekjet e palës bullgare, të cilat filluan me presidentin Radev dhe vazhduan në vitin e kaluar dhe tani janë aktuale dhe udhëhiqen nga qeveria e re bullgare me kryeministrin Kiril Petkov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duhet të ketë vullnet politik, të ketë mbështetje nga të dyja palët. Ne nuk duhet të humbasim Ballkanin Perëndimor. Tani duhet të japim gaz”, i bëri thirrje Schallenberg, Gençovskës./Telegrafi/

The post Schallenberg: Nuk duhet të humbasim Ballkanin Perëndimor, Maqedonia të fillojë negociatat në qershor appeared first on Telegrafi.