Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se miratimi nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për propozimin francez i hap rrugë mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave.
Scholz ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria e kanë vendin në Bashkimin Evropian.
“Përshëndes votimin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ne ju duam si anëtare të BE-së dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”, ka thënë Scholz.
Propozimi francez u miratua sot në Kuvendin e Maqedonisë me gjithsej 68 vota Për.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Scholz: Maqedoninë dhe Shqipërinë ne i duam anëtare të BE-së appeared first on Telegrafi.