Ministria e Punëve të Brendshme ka raportuar për një rast që ka ndodhur dje në Shkup, ku një 80-vjeçar meqë nuk ka arritur të durojë zhurmën e dy fëmijëve të fqinjëve të tij, i ka rrahur ata.

Më pas, 80-vjeçari është denoncuar në polici nga prindërit e dy fëmijëve.

“Më 13.05.2021 rreth orës 15.00 në SPB Shkup, M.T.(37) dhe B.J.(41), që të dy nga Shkupi, kanë denoncuar se rreth orës 14:10, në rajonin e “Gjorçe Petrovit”, bijtë e tyre të mitur, për shkak se fqiut i tyre nuk i ka duruar, janë sulmuar fizikisht nga P.G.(80) nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

S’e duroi zhurmën e fëmijëve të fqinjëve, 80-vjeçari rrahu ata, por denoncohet në polici! shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";