Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seanca Komisioni për financim dhe buxhet, Komisioni për arsim, shkencë dhe sport, Komiteti për marrëdhënie ndër-komunitare dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.

Në axhendën e Komisionit për financim dhe buxhet janë Projektligji për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe projektligji për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, si në procedurë të shkurtuar ashtu edhe në në leximin e dytë.

Para anëtarëve të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport janë Projektligji për plotësimin e ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së keqe në konkurset sportive dhe Projektligji për ndryshimin e ligjit për veprimtarinë kërkimore shkencore, që të dy në lexim të parë.

Prezantimi i draft programit për punën e Komitetit për marrëdhëniet ndër-komunitare gjatë vitit 2021 është në agjendën e mbledhjes të këtij Komiteti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në rendin e ditës të seancës së Komisionit juridiko-ligjdhënës janë Projektligji për plotësimin e ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për kundërvajtje, në procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.

Seanca të katër komisioneve kuvendare në Maqedoni shkruan Telegrafi.