Sektori i kontrollit sanitar i NP Ujësjellësi dhe Kanalizime: Uji në Shkup mund të përdoret për konsum

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për kontroll sanitar i NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup sot ka kryer monitoring të jashtëzakonshëm të sistemit për furnizimin e ujit në qytetin e Shkupit, i cili ishte në ndëprerje dje për shkak të realizimit të aktiviteteve në sektorin Ujësjellësi dhe sektorin EOK. Nga rezultatet e marra u konstatua se uji nga sistemi i furnizimit me ujë në Qytetin e Shkupit është sanitar dhe mund pa pengesa të përdoret”, informojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup.

Siç thuhet në kumtesë, monitoringu ka përfshirë dhjetë pika, Kala, Fushë të Tophanës, Shuto Orizarë, Radishan, Butel, F – 600, Hekuranë – në orët e hershme të mëngjesit, Autokomandë, Vizbeg dhe Çair 1, prej ku janë marrë mostrat e ujit të pijshëm, ndaj të cilave janë kryer testet laboratorike fiziko-kimike dhe mikrobiologjike.

Krahas matjeve në terren të parametrave rutinë dhe përqendrimit të klorit mbetës, testimi u krye gjithashtu duke përdorur metoda standarde me kromatografi jonike për analiza fiziko-kimike dhe metodën e Reaksionit zinxhiror të polimerazës (PCR) për analiza mikrobiologjike.

“Nga rezultatet e marra, të gjitha mostrat fiziko-kimike dhe mikrobiologjike janë në përputhje me Rregulloren për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 183/18), me çka u konstatua se uji nga sistemi i furnizimit të qytetit të Shkupit është sanitar dhe mund të përdoret për konsum pa probleme”, thuhet në kumtesën e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup.

Advertisement

The post Sektori i kontrollit sanitar i NP Ujësjellësi dhe Kanalizime: Uji në Shkup mund të përdoret për konsum appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy