
Janë sekuestruar 204 kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi, vlera e të cilave vlerësohet në 700 mijë denarë. Rasti u zbulua nga doganierët në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri, shtetas i SHBA-së.
“Pasagjeri, megjithëse mbante me vete një sasi të madhe parash për qëllime koleksionimi, është drejtuar për në kanalin e gjelbër.
Për shkak të dyshimeve, ai është përzgjedhur për një kontroll të detajuar, gjatë të cilit në dy valixhet dhe çantat që mbante me vete u zbuluan kartëmonedha dhe monedha për qëllime koleksionimi”, informoi sot Drejtoria doganore.
Kundër pasagjerit është nisur procedura përkatëse para gjykatës kompetente.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";