Sekuestrohet gjysmë kilogram kokainë në Kërçovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Kërçovës bën të ditur se mbrëmjen e djeshme (14.05.2022) në orën 22.50 në qytetin e Kërçovës është bërë ndalimi i shtetasit I.B (39) nga Kërçova.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e këtij personi, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Kërçovë, është gjetur gjysmë kilogram kokainë, një peshore digjitale dhe sende të tjera për përpunimin e lëndës.

Personi në fjalë është dërguar në komisariatin e Kërçovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij, do të bëhet edhe procedimi përkatës.

 

Advertisement

The post Sekuestrohet gjysmë kilogram kokainë në Kërçovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy