Policia e Kërçovës bën të ditur se mbrëmjen e djeshme (14.05.2022) në orën 22.50 në qytetin e Kërçovës është bërë ndalimi i shtetasit I.B (39) nga Kërçova.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e këtij personi, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Kërçovë, është gjetur gjysmë kilogram kokainë, një peshore digjitale dhe sende të tjera për përpunimin e lëndës.

Personi në fjalë është dërguar në komisariatin e Kërçovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij, do të bëhet edhe procedimi përkatës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sekuestrohet gjysmë kilogram kokainë në Kërçovë shkruan Telegrafi.