“E vërteta dhe drejtësia për skenarin e ngjarjeve të 9 majit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, do të jetë angazhimi kryesor i Aleancës për Shqiptarët”, ka shkruar në Facebook kreu i ASH-së, Ziadin Sela me rastin e 7 vjetorit nga ngjarjet e Kumanovës, ku u vranë 8 pjesëtarë të policisë dhe 10 pjesëtarë të grupeve të armatosura nga Kosova.

Sipas Selës, LSDM-ja dhe BDI-ja nuk e realizuan premtimin për përsëritjen e gjykimit të kësaj ngjarjeje.

“Në këtë datë, para 7 viteve, vendi dhe Evropa u zgjuan me raportime për luftime në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku u vranë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur dhe 8 pjesëtarë të forcave policore. Shumë shtëpi u shkatërruan, banorët përjetuan tmerr, ndërsa fëmijët ende vuajnë traumat. Në ndërkohë, grupi i Kumanovës u dënua me 746 vjet burg dhe natyrisht, nuk u materializuan asnjë nga premtimet e regjimit LSDM-BDI për përsëritje të procesit gjyqësor dhe as përrallat me FBI dhe CIA të kryetarit të BDI-së”, shkruan Sela.

Ai thotë se shteti në vend që të merret me zbardhjen e rastit, shkel pothuajse të gjitha të drejtat që të burgosurve ju garantohen me ligj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në vend të zbardhjes së rastit, shteti shkel çdo ditë të drejtat elementate të të burgosurve të garantuara me ligj, siç janë e drejta për vizita të familjarëve si dhe fundjava e lirë. Andaj u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetente që të respektojnë ligjet në fuqi, konventat ndërkombëtare dhe Kushtetutën e vendit e cila thotë se para ligjit të gjithë janë të barabartë. E vërteta dhe drejtësia për këtë skenar do të mbeten përkushtimi kryesor i Aleancës për Shqiptarët”, përfundon reagimin, Ziadin Sela.

Sela: E vërteta dhe drejtësia për rastin në Lagjen e Trimave në Kumanovë do të jetë angazhimi kryesor i ASH-së shkruan Telegrafi.