Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për “Klan Debat” tha se gjuha shqipe nuk mund të cilësohet me përqindje me plus ose minus ajo është e barabartë me maqedonishten

”Qytetarët duhet ta kenë të barabartë regjistrimin, në matematikë për ti ndryshuar përqindjet i vonohet një X dhe bëhet ashtu siç duan ata ta bëjnë.

Gjuha shqipe nuk mund të cilësohet me përqindje me plus ose minus ajo është e barabartë me maqedonishten, dhe ligji u soll se ne kishim kusht kur ishim në qeveri sepse mos të kishim qenë ne do ngelej ligji i Ali Ahmetit”, tha Sela.

Ai tha se fatkeqësisht ne e parapamë kur u shty regjistrimi, përgjegjësit që e sollën në këtë situatë regjistrimin duhet të përgjigjen me emër dhe mbiemër, sepse këta janë mjeshtër ”makiavelist”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

”Unë kam informata se të ”inputuarit” nuk ekzistojnë fare kjo ishte marrëveshje mes LSDM-së dhe BDI-së, sepse ideja ka qenë shqiptarët të dalin ndër 30 përqind , të ketë rritje e numrit të përgjithshëm ndërsa te numri rezident të ketë ulje. Këto pazare politike për ne janë të papranueshme ashtu si duhet të jenë për çdo shqiptar”.

Sela: Gjuha shqipe e barabartë me maqedonishten, nuk ka plus ose minus me përqindje shkruan Telegrafi.