Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela informoi Parlamentin Evropian për emërimin siç tha, antikushtetues të Naser Ziberit në postin e Avokatit të Popullit. Në letrën drejtuar euro-deputetëve të Komitetit të Përbashkët parlamentar BE – Maqedoni e Veriut, Sela nënvizoi se emërimi i ish-kandidatit të BDI-së për kryeministër, përbën shkelje të paprecedentë jo vetëm të legjislacionit vendas por edhe të atij ndërkombëtar, veçanërisht Parimet e Parisit të Kombeve të Bashkuara.

“Unioni nuk duhet të bëjë kompromis me Sundimin e ligjit dhe të tolerojë shkeljen e vlerave themelore të BE-së nga shtetet kandidate në emër të integrimit evropian. Kërkojmë nga Parlamenti Evropian ta ngrisë zërin kundër politizimit të institucioneve të pavarura dhe regresit në Sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut” thuhet mes tjerash në letrën e Selës.

Për zgjedhjen e Ziberit, koalicioni ASH Alternativa tashmë ka ngritur iniciativë në Gjykatën Kushtetuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sela i dërgon letër PE-së për emërimin e Ziberit në postin e Avokatit të Popullit shkruan Telegrafi.