Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas përfundimit të takimit me kryeministrin Zoran Zaev, njoftoi se është arritur marrëveshje për temat që i ka hapur koalicioni ASH-AAA për Ligjin për shtetësi.

Ai tha se janë në rrugë të mbarë për një pjesë të gjërave që ata i kanë hapur si çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jemi në rrugë të mbarë për një pjesë të gjërave që i kemi hapur si tema dhe kemi arritur marrëveshje. Por tani duhet edhe një herë ti rishqyrtojmë të gjitha pikat e ligjit, në mënyrë që të kemi një variant final që të dalim dhe t’ua japim edhe mediave që të kenë të qartë se cili është varianti final i Ligjit të dakorduar për shtetësi”, tha Sela.

Ai beson se në fillim të javës së ardhshme do të jetë gati teksti me zgjidhjen finale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai kërkoi që të mos pyetet për detajet, pasi siç tha, interesi i tyre është të zgjidhin problemin e qytetarëve.

Pas përfundimit të takimit, edhe kryeministri Zoran Zaev tha se është arritur marrëveshje me koalicionin ASH-AAA, por edhe ai nuk dha detaje./Telegrafi/

The post Sela: Jemi në rrugë të mbarë për të arritur marrëveshje për çështjen e nënshtetësisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";