Sela për shkollën në Nerovë: Shkollat nuk janë objekte pa leje, policia të mos bëjë presion mbi fshatarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nxënësit e Nerovës vazhdojnë bojkotin, Hristoski: Po shqyrtohen të gjitha mundësitë që mos të rrënohet objekti i ndërtuar

Deputeti i Frontit Europian Ziadin Sela, sot në konferencë për shtyp ka folur në lidhje me çështjen e shkollës në fshatin Nerovë të Krushevës, e cila është ndërtuar nga banorët e fshatit, por që nuk legalizohet nga autoritetet shtetërore.

Sela i bëri thirrje ministrit të Punëve të Brendshme që të mos dërgojë polici në fshat, për siç tha, frikësimin e banorëve.

“E mira e shkollës është që atje ka 150 nxënës që është e rrallë. Jam si deputet zone për të alarmuar këtë situatë, për t’i bërë apel publik MPB-së që të ndalojë me policinë e vetë për të bërë presion në Nerovë tek fshatarët, pasi kanë me çka merret nëse flasim për objektet ilegale. Për mua shkolla nuk është objekt pa leje, pasi ajo është në interes të qytetarëve, në të cilën ndërtohet jetë dhe e ardhmja. Objektet pa leje janë ato që uzurpojnë hapësirën publike dhe pengojnë qytetarët”.

Advertisement

Lexo po ashtu
Nxënësit e Nerovës vazhdojnë bojkotin, Hristoski: Po shqyrtohen të gjitha mundësitë që mos të rrënohet objekti i ndërtuar

Advertisement

“Ftoj Ministrinë e Arsimit dhe kryetarin e Komunës së Krushevës që të rregullojnë dokumentacionin e shkollës dhe të vazhdojnë investimin me buxhetin e shtetit, në mënyrë që kjo shkollë të përfundojë dhe nxënësit të kenë kushtet optimale për procesin edukativo-arsimor”, tha mes tjerash Sela.

Ndryshe, në shkollën fillore “Nikolla Karev” të fshatit Nerovë të Komunës së Krushevës vazhdon bojkoti i mësimit për shkak të kushteve të mjerueshme për mësim. Prindërit thanë se nuk do të lejojnë fëmijët në shkollë derisa institucionet përkatëse të lejojnë realizimin e punimeve ndërtimore dhe të legalizojnë objektin e ri shkollor që aktualisht po ndërtohet nga vet banorët e fshatit./Telegrafi/

 

The post Sela për shkollën në Nerovë: Shkollat nuk janë objekte pa leje, policia të mos bëjë presion mbi fshatarët appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy