Sela shpalli emrat e kandidatëve për kryetar të komunave në Strugë, Dibër dhe Haraçinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka shpallur emrat e kandidatëve për kryetar të komunave në Strugë, Dibër e Haraçinë, informon Telegrafi Maqedoni.

Sela tha se pas mbledhjes së kryesisë, emrat e propozuar nga ASH janë:

Arsim Dalipi – Strugë

Dibër – Ilirjan Fetahu

Advertisement

Skënder Isufi – Haraçinë

Sela tha se akoma nuk kanë vendosur nga ASH se në cilat komuna do të kenë bartes liste për këshill komunal, mirëpo janë tema të cilat do të diskutohen.

Ai shtoi se pavarësisht se Fronti Evropian do të bashkëpunojë nëpër disa komuna dhe me Arben Taravarin, personalisht ai nuk ka pasur negociata me ish-partiakun e tij, pasi nagociatat me Taravarin i ka zhvilluar kreut i BDI-së, Ali Ahmeti dhe se vendimet e përbashkëta në koalicion duhet te respektohen.

Sela në fund të press konferencës tha se në çdo sondazh Fronti Evropian po del fitues dhe se pret që populli të vendos  vet për përfaqësuesit e tyre politik, e jo t’i zgjedh OBRM-PDUKM-ja dhe Hristijan Mickoski. /Telegrafi/

Advertisement

 

 

 

The post Sela shpalli emrat e kandidatëve për kryetar të komunave në Strugë, Dibër dhe Haraçinë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy