Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se në fokus të takimit me komisionerin evropian për zgjerim Oliver Varhelyi ishte kontesti me Bullgarinë, i cili bllokon çeljen e negociatave me BE-në.

Sela tha se megjithatë mbeten edhe shumë çështje të brendshme për t’u zgjidhur.

Sela foli edhe për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. Sipas tij e vërteta për këtë rast nuk është zbardhur plotësisht.

“Unë nuk kam pikën e dilemës se e vërteta do të dalë në shesh dhe nuk do të mbyllet më 27 prill vetëm me kaq se sa u mundua regjimi i ri për ta mbyllur, ka njerëz të tjerë që duhet të përgjigjen dhe unë gjithçka që kërkoj është drejtësi dhe jo personalizim të kësaj çështje”, deklaroi Sela.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sela takon Varhelyi, bisedojnë për kontestin me Bullgarinë shkruan Telegrafi.