Ministria e Punëve të Brendshme njofton se për shkak të riaktivizimit të zjarrit pranë Bllacës, është ndërprerë plotësisht komunikacioni në aksin rrugor Shkup – pika kufitare Bllacë në të dy drejtimet, dhe është mbyllur gjithashtu edhe pika kufitare Bllacë.

“U bëjmë apel qytetarëve që të mos nisen drejt PK Bllacë deri në shuarjen e zjarrit dhe normalizimin e trafikut, për çka opinioni do të informohet në kohë”, shtojnë nga MPB.

Edhe nga Qendra për Menaxhim Kufitar në Kosovë njoftuan për vendimin:

“Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sërish zjarr në Bllacë, MPB: Mbyllet pika kufitare Maqedoni-Kosovë deri në shuarjen e zjarrit appeared first on Telegrafi.