Letrën që lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ua dërgoi liderëve rajonal dhe ndërkombëtar, e ka komentuar ish-diplomati amerikan njëherazi edhe profesor në “Xhon Hopkins” në Uashington, Daniel Server.

Ai tregon se e ka marrë një letër nga Ahmeti, qëllimi i së cilës, siç thotë Server, është të gjenerojë veprime nga SHBA dhe BE.

Sa i përket gjuhës shqipe Server thotë se nuk ka asnjë dilemë pasi është e rregulluar qartë me Marrëveshjen e Ohrit dhe kjo nuk duhet vënë në dyshim.

“Nuk kam asnjë dilemë për çështjen e gjuhës. Marrëveshja e Ohrit është e qartë për këtë temë. Ajo kërkon që çdo gjuhë e folur nga më shumë se 20% e popullsisë të jetë bashkë-zyrtare me maqedonishten. Nuk e kuptoj se si mund ta vësh në dyshim këtë detyrim pa krijuar më shumë probleme sesa Maqedonia e Veriut tashmë ka. Kjo ishte një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së paqes të vitit 2001. Është e rëndësishme të ruhet” thotë ish-diplomati Server.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sa i përket çështjes së përkatësisë etnike në punësime, Server tha kjo ka për qëllim dominimin aktual të maqedonasve në pozitat e larta qeveritare që siç tha, ka shumë shqiptarë që janë me të përgatitur dhe më të kualifikuar se pala maqedonase, ku përmendi zotërimin e dy gjuhëve që sipas tij, kjo duhet të merret parasysh nga qeveria.

“Sigurisht, unë preferoj një sistem të verbër ndaj ngjyrave, të bazuar në merita. Por mospërcaktimi i identifikimit etnik të punonjësve të qeverisë nuk do ta bëjë punësimin e qeverisë të verbër. Emrat ju tregojnë se kush është shqiptar e kush maqedonas. Dyshoj se qëllimi i këtij propozimi është vazhdimi i dominimit aktual të maqedonasve në pozitat e larta qeveritare. Falsifikimi i verbërisë së ngjyrave nuk do të funksionojë. Maqedonia duhet të diversifikojë të punësuarit në sektorin publik për të pasqyruar më plotësisht diversitetin e popullsisë. Unë nuk jam adhurues i kuotave. Por veprimi afirmativ me përparësi kualifikimeve është një proces që mund të prodhojë rezultate të arsyeshme. Shumë shqiptarë kanë një kualifikim që i mungon shumicës së maqedonasve: flasin të dyja gjuhët. Qeveria duhet ta marrë parasysh këtë kur punëson”, shkruan Server në “peacefare.net”.

Çështjen e tretë, që është përfaqësimi i drejtë ne qeveri dhe në lidhje me ankesën e VMRO-së se maqedonasve u janë marrë pozitat, Server e quan më shumë ankesë politike sesa ligjore apo kushtetuese që Server nuk e mohon se, fituesit e zgjedhjeve u përpoqën të dobësojnë praninë e shqiptarëve në pozitat udhëheqëse.

“Çështja e tretë e përfaqësimit të drejtë nuk është specifikuar plotësisht. Unë supozoj se i referohet pozitave që u janë dhënë shqiptarëve etnikë në qeverinë aktuale. Kjo është më shumë një ankesë politike sesa ligjore apo kushtetuese. Një nga ankesat kryesore maqedonase ndaj qeverisë së mëparshme ishte mbizotërimi i shqiptarëve në pozitat kyçe. Fituesit e zgjedhjeve të fundit u përpoqën të dobësonin praninë shqiptare sepse fituan zgjedhjet. Rivalët shqiptarë të BDI-së negociuan marrëveshjen aktuale të koalicionit. Nëse e kanë bërë keq, kjo është çështje për zgjedhjet e ardhshme. Diplomatët amerikanë dhe evropianë mund t’ia tregojnë këtë kryeministrit, por në fakt nuk është një çështje ndërkombëtare”, deklaroi Server.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për të gjitha këto pyetje të Ahmetit, Server dha përgjigje.
“PO për Ali Ahmetin për çështjen e gjuhës, Jo për qeverinë për çështjen e identifikimit etnik të administratës, dhe Zgjedhësit le të vendosin për çështjen e përfaqësimit të drejtë. Por çfarë ndryshim ka ajo që mendoj unë? Në thelb, këto janë çështje që duhet të vendosen nga qytetarët e Maqedonisë” përfundon Daniel Server./TV21

The post Server i përgjigjet letrës së Ahmetit: Gjuha shqipe është zyrtare, Marrëveshja e Ohrit është e qartë appeared first on Telegrafi.