Jemi të përgatitur nëse paraqitet çfarëdo lloj efekti anësor nga vaksina “Pfizer”, tha në emisionin “10 Minuta” në TV21, drejtori i Agjencisë së Barnave “Malmed”, Lirim Shabani.

Shabani shtoi se gjasat janë minimale që të paraqitet ndonjë efekt anësor nga vaksina “Pfizer”.

Drejtori i Malmed tha se Maqedonia e Veriut është shteti i parë që ka marrë donacion të vaksinave “Pfizer”.

Ai gjithashtu shtoi se kompania “Pfizer” nuk e lejon donacionin nga një shtet në një shtet tjetër dhe për këtë arsye u vonuan vaksinat nga Serbia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shabani: Jemi të përgatitur nëse paraqitet çfarëdo lloj efekti anësor nga vaksina “Pfizer” shkruan Telegrafi.