Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska deklaroi sot se gjendja me coronavirusin në Çerdhet e vendit është stabile. Ndërkohë që nuk bëri publik numrin e edukatorëve dhe përkëdhelësve të vaksinuar deri tani.

Sipas Shahpaskës, shifrën e këtillë duhet kërkuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Numri e saktë të të vaksinuarve e ka ministria e Shëndetësisë, ne si ministri për Punë dhe Politikë Sociale përmes shkresës i dërguam listat se cili nga edukatorët dhe përkëdhelësit janë paraqitur për tu vaksinuar. Do të thotë numrin konkret nuk mund tua them , atë do ta merrni në Ministrinë e Shëndetësisë”.

“Megjithatë treguesit, ja me datën e sotme, në Komunën e Kisella Vodës, nuk ka asnjë edukator të infektuar, as edhe një fëmijë të infektuar, kjo flet se me respektimin e protokolleve dhe rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) gjendja në Çerdhe mund të mbahet stabile”, tha Shahpska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Shahpaska: Gjendja me coronavirusin në çerdhet e vendit është stabile shkruan Telegrafi.