Ministria e Arsimit dhe Shkencës investon në arsimimin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, sepse marrëdhëniet me diasporën janë të rëndësishme për ne në ndërtimin e shtetit stabil dhe ekonomikisht të prosperuar. Kështu ka theksuar ministri Jeton Shaqiri në takimin e sotëm me zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Emigracionit Izmit Nura, i cili u fokusua në arsimin fillor.

“Arsimi i të rinjve është veçanërisht i rëndësishëm për ne. Biseduam për sigurimin e mësimëdhënësve nga vendi ynë për të mësuar fëmijët e mërgimtarëve.Në kuadër të kompetencave ligjore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës si institucion i përkrah kërkesat që na vijnë nga mjediset ku jetojnë qytetarët tanë dhe këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen”, tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Shaqiri.

Sipas njoftimit të MASH, në takim u diskutua edhe për nevojën e informimit të publikut për aktivitetet në këtë planë , si dhe nevojën për materiale mësimore dhe lektura .

Zëvendësdrejtori Nura theksoi se Agjencia e Emigracionit, në realizimin e planeve dhe programeve strategjike, bashkëpunon me disa institucione, mes tyre edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ndër të tjera, ai informoi për punëtorinë virtuale të dedikuar për mësimdhënësit që japin mësim në emigracion, e mbajtur në fillim të vitit shkollor 2021/2022, ku u prezantua planprogrami i ri i përgatitur nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Shaqiri: Marrëdhëniet me diasporën janë të rëndësishme përne për të ndërtuar shtet me perspektivë, investojmë në arsimin e fëmijëve të mërgimtarëve shkruan Telegrafi.