“SHBA fuqishëm mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe beson se kjo do të jetë në të mirë të të gjitha vendeve në rajon”.

Kjo thuhet në komunikatën e zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, që është shpërndarë nga Ambasada Amerikane në Bullgari, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden, nuk mendon për sanksione kundër Bullgarisë dhe është e bindur se qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me fillimin e dialogut konstruktiv do të tejkalojnë dallimet.

“E vlerësojmë interesin e fuqishëm të Kongresit Amerikan për këtë çështje dhe do të vazhdojë ta mbajmë këtë koordinim të ngushtë me Kongresin për këtë çështje”, thuhet në komunikatën e Price, të publikuar nga Ambasada Amerikane në Bullgari./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SHBA e bindur se Shkupi dhe Sofja do të gjejnë zgjidhje shkruan Telegrafi.