SHBA-të fusin në listën e zezë Gruevskin dhe Mijallkovin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Departamenti Amerikan i Shtetit ka futur në listën e zezë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkovin për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të madh. Sipas Departamentit të Shtetit, veprimet e tyre minojnë sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe proceset publike dhe gërryejnë besimin e publikut në qeveri. Përveç Gruevskit dhe Mijallkovit, Departamenti i Shtetit ka futur në listën e zezë edhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë, duke i bërë të gjithë të pakualifikuar për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

“Në cilësinë e tij zyrtare si kryeministër, Gruevski ishte i përfshirë në aktivitete korruptive, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të tij politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Në veçanti, ka informacione të besueshme se Gruevski ka keqpërdorur pushtetin e tij për të kërkuar dhe pranuar ryshfet në këmbim të kontratave qeveritare, përvetësuar fonde publike dhe ndërhyrje në procesin zgjedhor për përfitime politike për veten dhe partinë e tij.

Për Mijallkovin thonë se “në cilësinë e tij zyrtare si drejtor i DSK-së, ai ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të tij politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Në veçanti, ka informacione të besueshme se Mijallkov ka keqpërdorur autoritetin e tij për të kërkuar ryshfet në këmbim të lidhjes së kontratave qeveritare dhe ka ndërhyrë në procesin zgjedhor për përfitimin politik të tij dhe të partisë së tij.

Gruevski iku në Hungari në nëntor 2018, ku tani ka azil politik në Budapest. Ai është dënuar me 2 vite burg për rastin e blerjes së paligjshme të një Mercedesi prej 600 mijë eurosh./Telegrafi/

Advertisement

SHBA-të fusin në listën e zezë Gruevskin dhe Mijallkovin shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy