Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani sot do të jetë nikoqir i Ministres për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Ann Linde e cila në kuadër të presidencës suedeze me OSBE-në do të qëndrojë në vizitë njëditëshe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në fokus të takimit mes dy ministrave do të jenë prioritetet e Presidencës suedeze. Do të diskutohet rreth pritjeve dhe tendencave për periudhën e ardhshme, sfidat e OSBE-së e të cilat do t’i formulojnë edhe prioritetet e presidencës sonë me OSBE-në në vitin 2023.

Pritet poashtu të shkëmbehen mendime edhe për perspektivën evropiane të vendit.

Ann Linde do të realizojë takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shefja e diplomacisë suedeze Ann Linde, sot do të vizitojë Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.