Me 5 vota pro dhe 1 kundër, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi Udhëzimet për plotësimin e formularit për listat e kandidatëve për anëtarë të këshillave komunale dhe Qytetit të Shkupit.
E vetmja kundër këtij udhëzimi ishte Ditmire Shehu, anëtare e BDI-së, e cila beson se ai nuk mund të miratohet në bazë të një vendimi të Qeverisë që merr parasysh vetëm banorët rezidentë, dhe jo emigrantët, gjë që zvogëlon numrin e këshilltarëve në 14 komuna.
Shehu, përcjell “TV21” njoftoi për këtë udhëzim do të ankohet deri te Gjykata Administrative.
“Tani më duket pak e çuditshme që departamenti i çështjeve ligjore i KSHZ-së thekson fjalën “banor”, dhe më thotë këtu se është në përputhje me ligjin, ku baza për përcaktimin e numrit të këshilltarëve është “banor”, dhe fjala “banor” në Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore do të thotë banorë rezidentë”, tha Shehu.
Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, tha se ata nuk kanë autoritet të thellohen në përmbajtjen e vendimit të Qeverisë dhe nuk kanë mundësi tjetër ligjore përveçse të veprojnë mbi të./Telegrafi/
The post Shehu: Do të parashtrojë ankesë deri te Gjykata Administrative për udhëzimet e KSHZ-së appeared first on Telegrafi.