Ministrja e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut, Radmila Sekerinska ka shkruar në Facebook një status falemnderimi për dy ushtarët e Ushtrisë së Maqedonisë, Bashkim Jusufi dhe Krste Stankovski, duke i quajtur heronjtë e ushtrisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Heronjtë tanë! Reagimi në kohë dhe përgatitja e komandantit i qendrës së rojes Bogorodisë, Bashkim Jusufi dhe komandant Krste Stankovski kanë ndihmuar shpëtimin e qendrës së rojes në Bogorodicë. Jusufi dhe ekipi i tij kanë vërrejtur zjarrin dhe kanë reaguar menjëherë ndërsa Stakoski ka thirrë helikopterin e ushtrisë për të fikur zjarrin ashtu siç duhet” ka shkruar Sekerinska.

Maqedonia është e kapluar me zjarre në lokalitete të ndryshme dhe për këtë ushtria është në gatishmëri dhe e shpërndarë në disa lokacione. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shekerinska: Bashkimi dhe Krste janë heronjtë tanë shkruan Telegrafi.