Ministria e transformimit digjital në bashkëpunim me Entin shtetëror të statistikës prezantoi shërbimin elektronik të disponueshëm në Portalin nacional për shërbime elektronike, “Formulari për studentët e regjistruar në studimet deridiplomike në fakultete dhe shkolla të larta profesionale”.
Ministri Stefan Andonovski deklaroi se ky shërbim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të shërbimeve publike, me fokus tek të rinjtë dhe studentët si përdorues kryesorë të shërbimit.
Ai theksoi se me mjetin e ri digjital, studentët dhe universitetet kursejnë kohë dhe kosto, si dhe se Enti i statistikave merr të dhëna të sakta dhe në kohë, rritet efikasiteti administrativ dhe zvogëlohet mundësia e gabimeve.
“Bëhet fjalë për regjistrimin e çdo semestri që nënkupton se nuk është përdorim njëherësh por do të frekuentohet gjatë çdo regjistrimi dhe është grumbullimi i të dhënave të studentëve të rinj. Në këtë mënyrë e përshpejtojmë procesin e aplikimit të studimit, e përshpejtomë efikasitetin e administrimit të dokumenteve, shpresoj ta lehtësojmë edhe mbledhjen e të dhënave të Entit të Statistikave”, deklaroi Stefan Andonovski – ministër për Transformim Digjital.
The post Shërbim i ri elektronik për studentët në portalin nacional, Andonovski: Digjitalizim për efikasitet dhe kursim kohe appeared first on Telegrafi.