Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot i ka dërguar një letër Ministrisë së Shëndetësisë së RMV-së lidhur me ngjarjen e djeshme në Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë, gjatë vizitës së zëvendësministres së Shëndetësisë, Maja Manoleva.

Konkretisht, sipas informatave që SHGM i ka siguruar nga zyra rajonale e SHGM-së nga Tetova, mediat që raportojnë në gjuhën shqipe nuk kanë qenë të ftuar në këtë ngjarje, deklaratë ku morën pjesë Manoleva dhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Tetovë, Zhika Aleksoski.

“SHGM apelon tek të gjitha institucionet, përfshirë edhe Ministrinë e Shëndetësisë, që të ftojnë pa dallim të gjitha mediat në ngjarje publike, në mënyrë që të ruhet transparenca e institucioneve dhe të sigurohet që informacioni të arrijë tek të gjithë qytetarët”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

The post SHGM: Institucionet duhet të kenë qasje jo selektive ndaj medias appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";