Ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov,  mbrëmë para organeve partiake tha se disfata në Shkup ishte krejtësisht e papritur dhe se ajo ka ndodhur për shkak të ndarjes në parti, transmeton “TV21” duke u thirrur në burime partiake.

“Kur askush nuk na priste, humbëm në Shkup”, u tha Shilegov anëtarëve të partisë.

Para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, Zoran Zaev në televizion tha se do të japë dorëheqje nga kryesimi i LSDM-së dhe posti i kryeministrit nëse partia humbet Shkupin dhe kjo më pas çoi në zgjedhjet aktuale të zyrtarëve të rinj të partisë dhe qeverisë së re.

Lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, para organeve të partisë, sipas të njëjtave burime, ka thënë se të nominuarit e rinj “nuk vijnë në pozita, por përkundrazi janë njerëz të realizuar që vetëm do të sjellin shtesë forcë dhe bashkim në parti”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kovaçevski bëri thirrje që të mos krijohen fraksioneve, sepse vetëm një muaj më parë u diskutua për bashkim./Telegrafi/

Shilegov: Humbja e Bashkisë së Shkupit ndodhi për shkak të ndarjeve në parti shkruan Telegrafi.