Kryetari aktual i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, e ka pranuar humbjen në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Ai e uroi për fitoren kundërkandidatin e tij, Danella Arsovska, e cila është përkrahur nga partia maqedonase OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

“E uroj Arsovskën për fitoren. Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe të gjithë ata që votuan për mua. Në qeverisjen e kaluar kemi lënë gjurmë të pashlyeshme në Shkup”.

“Do të jemi edhe më tej në Shkup për ta modernizuar qytetin dhe për të mos na u përsëritur ajo e kaluara. Mendoj se arritëm që Shkupin ta vendosim në rrugën e duhur”, tha mes tjerash Shilegov./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shilegov: Kemi lënë gjurmë të pashlyeshme në qeverisjen katërvjeçare në Shkup appeared first on Telegrafi.