Kryetari aktual i Bashkisë së Shkupit i cili garon sërish në zgjedhjet e 17 tetorit për kryetar të Shkupit, Petre Shilegov sot tha se Kopshti Zoologjik i SHkupit do të shndërrohet në atraksion rajonal turistik.

“Bashkia e Shkupit dhe Kopshti Zoologjik i Shkupit vendosën standarde të reja për cilësi dhe më shumë mirëqenie për kafshët”, tha Shilegov.

Ai shtoi se në vazhdimësi po punohet edhe në edukimin e vizitorëve por edhe në sigurimin e hapësirave me përmbajtje të reja atraktive që tërheqin vizitorë.

Sipas Shilegov, përveç turistëve të brendshëm, Kopshtin Zoologjik të Shkupit e vizitojnë edhe turistë të huaj./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shilegov: Kopshtin Zoologjik të Shkupit do ta shndërrojmë në atraksion rajonal turistik shkruan Telegrafi.