Ranë maskat, e jo shumica në Këshillin e Qytetit të Shkupit, konsideron kandidati dhe kryetar aktual i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, pas kumtimit të djeshëm të bllokut opozitar se këshilltarët e Së Majtës, Aleancës dhe Alternativës iu bashkuan atyre të OBRM-PDUKM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

“OBRM-PDUKM dhe E Majta kanë koalicion mes veti, por jo edhe shumicë. Dhe kjo është mirë, përfundimisht e treguan fytyrën e vërtetë, ndërsa rrëfimi i Së Majtës u rrëzua si kullë prej letrave. Ajo parti është vetëm bashkëngjitje e OBRM-PDUKM-së dhe asgjë më shumë.

Lufta e tyre gjoja për drejtësi, të drejta të njeriut është vetëm maskë e keqe e cila ra dhe qytetarët përfundimisht ,und të shohin qartë se cilat janë motivet e vërteta për veprimin e tyre. Kjo do të duhej të quhej koalicion i “gënjeshtrës së madhe” e cila, për fat, nuk do të mund të bëjë shumicë dhe kjo tashmë është demantuar dje nga Gashi”, thotë Shilegov për “Nezavisen Vesnik”.

Shilegov: Opozita nuk e ka shumicën në Këshillin e Bashkisë së Shkupit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";