Reshjet intensive të shiut sot në qytetin e Tetovës kanë shkaktuar dëme edhe në hapësirat e Galerisë së Arteve në këtë qytet.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Galeria përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Rreshjet e sotshme të shiut të shoqëruara me breshër, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në hapësirat e Galerisë së Arteve në Tetovë. Drejtori i Galerisë, z.Ilir Kurtishi së bashku me stafin teknik ndodhën tek Galeria për t’i evituar dëmet e shkaktuara nga shiu i sotshëm. Nuk mungoi edhe prezenca e Sekretarit shtetëror z.Valmir Aziri. Urojmë që dita e sotshme të mos përsëritet dhe Galeria së shpejti të filloj me punë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, moti i paqëndrueshëm ka përfshirë mbarë vendin për pothuajse tre dite rradhazi, duke shkaktuar dëme materiale nëpër shumë qytete të vendit. /Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shiu dëmton Galerinë e Arteve në Tetovë appeared first on Telegrafi.