Sektori për Punë të Brendshme në Veles, njoftoi se një banor i fshatit Vataçë në Kavadar u arrestua herët në mëngjes për shkatërrim të postarëve të një partie politike në zonën e Kavadarit.
“Sot në orën 2:45, zyrtarët e policisë nga Stacioni Policor i Kavadarit arrestuan A. Gj., 33 vjeç, nga fshati Vataçë, pasi së bashku me persona të tjerë kishte shkatërruar posterët e një partie politike në Kavadar dhe rrethinë. A. Gj. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim i përshtatshëm”, sqaron Sektori i Punëve të Brendshme – Veles.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen nesër, ndërsa sot është heshtje zgjedhore.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";