
E nga shkolla teknike në Gostivar janë të habitur me vendimin e ministrisë së arsimit që numri i paraleleve të ulet për pesë paralele, e pas kësaj të vendoset edhe testim kualifikues, kur në fakt, profesionet që dalin nga kjo shkollë, janë më të kërkuarat në tregun e punës. Janë mbyllur 3 paralele në gjuhën shqipe, 1 maqedonase dhe 1 në gjuhën turke. Profesori Ekrem Miftari na tregoi se rreth 55 kompani janë të interesuar drejtpërdrejtë për nxënësit që përfundojnë mësimin në këtë shkollë profesionale.
“Këtë vit ne parapamë që në shkollën tonë në të gjitha drejtimet të hapen 21 paralele, diku 535 nxënës, të argumentuara me kërkesën e kompanive me memorandume.
Të gjithë i dorëzuam dhe në momentin që e shpallën konkursin pamë një zvogëlim prej 5 paraleleve, pra 156 na janë lejuar, e më e keqja është se në atë konkurs, paralelet në gjuhën shqipe në drejtimin e elektroteknikës u zvogëluan.
Unë kam përvojë 33 vjet në këtë shkollë, gjithmonë elektronika dhe energjetika si dhe elektronika e teknikës automatike ka ekzistuar si katër vjeçar dhe elektricist apo elektromontues tre vjeçar”, tha Ekrem Miftari nga Shkolla Teknike Gostivar./TV21/
The post Shkolla teknike në Gostivar kundërshton vendimin e MASH-it për uljen e paraleleve appeared first on Telegrafi.