Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 151 masa prej të cilave 45 janë për tejkalim shpejtësie, 36 për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 10 për vozitje pa leje”, thonë nga SPB Shkup.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 4 dënime për përdorim të telefonit, 6 për shoferët fillestarë, 2 për mosregjistrim dhe 3 për kalim në të kuqe./

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

The post Shkup, 151 kundërvajtje në komunikacion appeared first on Telegrafi.