Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsej 163 shkelje në trafik.

Nga MPB thonë se 51 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.

“Janë shqiptuar edhe 8 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 27 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 39 për parkim të parregullt”, thonë nga MPB./Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shkup: 163 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, 51 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.