Sektori për Punë të Brendshme në Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 173 masa prej të cilave 42 janë për tejkalim sjpejtësie, 7 për vozitje pa leje, 7 për mosdhënie të përparësisë ndaj këmbësorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu janë shqiptuar edhe 8 masa për përdorim të telefonit, 4 për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 9 për parkim jo të rregullt.

Nga MPB theksojnë se aksionet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta rrisim sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Shkup, 173 gjoba për shoferët në komunikacioni, 42 për tejkalim shpejtësie shkruan Telegrafi.