Ministria për Punë të Brendshme informon se dje ka vazhduar me kontrollet e shtuara në komunikacion.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit kanë shqiptuar 185 gjoba, në mesin e të cilave 52 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për motoçiklistët, 19 për vozitje pa leje.

“Katër sanksione u vendosën për ngasje nën ndikimin e alkoolit, gjashtë për përdorimin e telefonit celular, katër për automjete të paregjistruara, pesë për mosdhënie përparësie për këmbësorët, 52 sanksione për parkim të paligjshëm”.

“Kontrollet e shtuara në trafik, do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shkup: 185 gjoba për shkeljet e rregullave në trafik, 52 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.