Pas hetimit paraprak, Prokuroria Themelore në Shkup njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj një 28-vjeçari për vrasjen e gjyshes së tij.
Prokuroria gjithashtu kërkon nga gjykata që shkupjanit 28 vjeç t’i vazhdohet masa e paraburgimit.
“Më 18 janar, gjatë ushtrimit të dhunës në familje në shtëpinë familjare në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Shkup, i akuzuari me paramendim ka privuar nga jeta gjyshen e tij. Derisa viktima ishte duke ngrënë, ai e ka sulmuar, ka filluar ta godasë në kokë dhe në trup dhe më pas e ka ngulfatur”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.
The post Shkup, 28-vjeçari akuzohet për vrasjen e gjyshes së tij appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";