Një grua 50-vjeçare nga Shkupi është infektuar për herë të tretë me coronavirus.

“Mendoj se gruaja i kapi të tri llojet e virusit. Ajo është testuar për simptoma, ndërsa testi PCR ka rezultuar pozitiv”, tha mjekja familjare Mira Atanasova për “Kanal5”.

Sipas mjekut, testi i gruas nuk ishte surprizë.

“Ajo kishte dhimbje koke, dhimbje të fytit, temperaturë të lehtë dhe lodhje të zakonshme”, tha doktoresha Atanasova.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas të dhënave të ISHP-së në Shkup, gjithsej shtatë qytetarë deri më tani për herë të tretë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19./Telegrafi/

Shkup, 50-vjeçarja infektohet për herë të tretë me coronavirus shkruan Telegrafi.