Siç njoftojnë nga SPB Shkup, mbrëmë policia nga ora 17:00 deri në ora 1:00 pas mesnate, ka pasur kontroll të përforcuar.

“Gjatë kësaj periudhe janë ndërmarrë masa kundër 92 pjesmarrësve në komunkacion, prej të cilëve 50 janë motoçiklistë”, thuhet në njoftimin e SPB Shkup.

Ata shtojnë se prej tyre, 14 kanë qenë çiklistë që nuk kanë pasur leje, 14 për mosmbajtjen e helmetës, 9 për vozitje të motoçikletës pa dhënë provim, 4 për vozitje të motoçikletës në kategori jo të duhur, dy për kalim në të kuqe dhe 3 për mosrespektim të urdhrit të policisë për ndalesë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga policia theksojnë se aksionet të këtlla do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat./Telegrafi/

The post Shkup, 92 kundërvajtje mbrëmë, gjobiten 50 motoçiklistë appeared first on Telegrafi.